Presidenti i Barcelonës: Besimi te Xavi mbetet i paprekur

14 tetor 2022 | 16:01

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur besim të plotë për trajnerin Xavi Hernandez.

Ndonëse katalunasit nuk janë duke përformuar në nivelin më të lartë në Champions League, ku rrezikojnë që të bien nga grupi, kjo nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin e bordit në lidhje me teknikun spanjoll.

“Besimi te Xavi mbetet i paprekur, sigurisht. Ai e njeh klubin, sistemin, ai është një person i shkëlqyer dhe një trajner i madh. Xavi do të na japë shumë sukses”, ka thënë Laporta.

Barcelonën e pret një test i vështirë në “Bernabeu” të dielën, kur do të përballen me Real Madridin në orën 16:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Chelseat, Jorginho është duke kërkuar ta zgjasë qëndrimin…