Presidenti i Barçës: De Jongu nuk është në shitje

07 korrik 2022 | 13:21

Manchester United pritet të mbetet duarthatë lidhur me transferimin e mesfushorit Fran De Jong nga Barcelona.

Presidenti Joan Laporta ka konfirmuar se mesfushori holandez nuk do të lëvizë nga “Camp Nou”.

“Frenki de Jong është një futbollist i Barcelonës dhe ne nuk e kemi në shitje. Nuk është vetëm Unitedi që e do, por shumë klube. Ne nuk kemi për qëllim ta shesim. Ai dëshiron të qëndrojë. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time që ai të qëndrojë këtu, por ka gjithashtu edhe një çështje rroge që duhet diskutuar”, ka deklaruar Laporta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka folur dje për sfidën…