Presidenti i Bayernit: Mund të dominojmë sërish ndaj PSG-së

02 mars 2023 | 11:25

Te Bayern Munchen janë të fokusuar te përballja e 8 marsit ndaj PSG-së. Në “Allianz Arena” do të zhvillohet një finale e parakohshme në Ligën e Kampionëve, por “bavarezët” janë të avantazhuar pas suksesit 0-1 në kryeqytetin francez.

Në lojë është një biletë në çerekfinale, raund në të cilin kampionët e Gjermanisë duan të jenë me çdo kusht.

“Skuadra e tregoi në Paris që është gjithmonë gati në momentet vendimtare. Ne e dominuam PSG-në, fitorja mund të ishte edhe më e thellë. Ne e kishim të qartë se kemi një skuadër të madhe, lojtarët thjesht duhet ta demonstronin këtë gjë. Jam i bindur se do e bëjmë sërish. Kam besim të plotë. Kemi edhe stol plot alternativa, të gjithë do donin një stol si i Bayernit”, ka deklaruar presidenti Herbert Hainer.

Ndërkohë, trajnerin Julian Nagelsmann e shqetëson dëmtimi i Leroy Sane. Lojtari i kombëtares gjermane, është ndalur në stërvitjen e fundit për shkak të problemeve në kyçin e këmbës, thekson “Bild”. Sulmuesi rrezikon pjesëmarrjen në duelin ndaj PSG-së, por kontrollet e mëtejshme mjekësore do të përcaktojnë kohën e rikuperimit të 27-vjeçarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fushatën zgjedhore, pak ditë para zgjedhjeve, është aktivizuar Actv…