Presidenti i dërgon letër Trumpit, ja çfarë i shkruan

21 janar 2019 | 16:58

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ia ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Thaçi ka thënë se në letrën e dërguar në adresë të homologut të tij amerikan Trump, ka shkruar se është zotuar se shteti i Kosovës do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

“E informova sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, për letrën që kam dërguar presidentit të ShBA-së Donald Trump, për përkushtimin tonë maksimal për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë- Serbi. Përmes kësaj letre në emër të institucioneve të popullit të Kosovës, ritheksova zotimin tonë për të qenë pjesë e dialogut dhe negociatave dhe përkushtimin maksimal për anëtarësimin e Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi”, ka thënë Thaçi në një konferencë për medie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në…