Presidenti i FC “Suhareka”, Rrustem Aliaj nderohet me mirënjohje nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit

10 janar 2024 | 23:53

Presidenti i klubit futbollistik “Suhareka” që garon në Ligën e Parë, Rrustem Aliaj është nderuar me mirënjohje nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Komunën e Suharekës.

Kështu ka bërë të ditur vet Aliaj përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

“Ndonëse fizikisht nuk isha prezent në këtë eveniment të rëndësishëm, ndihem mjaft i nderuar dhe i vlerësuar për vlerësimin ndaj meje dhe FC Suhareka”, ka shkruar Aliaj i cili poashtu ka përgëzuar të gjithë laureatët për çmimet dhe vlerësoi se ata janë yje të futbollit.

Njoftimi i plotë i Aliajt:

Sot pranova mirënjohje nga Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Komunën e Suharekës.

Ndonëse fizikisht nuk isha prezent në këtë eveniment të rëndësishëm, ndihem mjaft i nderuar dhe i vlerësuar për vlerësimin ndaj meje dhe FC Suhareka.

Po, ashtu përgëzoj të gjithë laureatët për çmimet dhe vlerësoi se ata janë yje të futbollit, ndërkaq ju garantoj se do të jem gjithmonë aty për të ndihmuar zhvillimin e futbollit në komunën tonë.

Bashkë me të gjithë kolegët, futbollistët dhe simpatizantët e FC “Suhareka” ne do të angazhohemi që të rrisim nivelin e futbollit dhe të qojmë përpara skuadrën tonë!

Rrustem Aliaj

President i FC Suhareka

#fcsuhareka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga aktivitetet më të mëdha teknologjike, ku gjigandët e…