Presidenti i Fenerbahçes: Do ta mirëprisnim Muriqin

19 janar 2021 | 21:30

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, ka thënë se skuadra turke do ta mirëpriste rikthimin e Vedat Muriqit nëse futbollisti shqiptar do të vendoste të rikthehet në Turqi.

26-vjeçari nuk ka arritur të dëshmohet në skuadrën e Lazios dhe kanë filluar të qarkullojnë zërat se ai mund të rikthehet në futbollin turk, kurse interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Galatasaray.

“Nuk e di nëse trajneri ynë apo drejtori sportiv kanë bërë diçka për ta rikthyer Muriqin. Nuk di ndonjë gjë për rikthimin e tij të mundshëm. Si fans i Vedatit, shpresoj që ai t’i shfaqë kualitetet e tij dhe të jetë i lumtur në Lazio. Natyrisht, nëse Vedati dëshiron të rikthehet në Turqi, ne do të ishim të parët që do të reagonim dhe me siguri zgjedhja e tij e parë”, ka thënë Koç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është pyetur për futbollistët…