Zidane nuk jep detaje për transferimin e Mbappes dhe Alabas

19 janar 2021 | 21:19

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është pyetur për futbollistët që Reali mund t’i transferojë.

Trajneri francez nuk ka dhënë asnjë detaj rreth transferimit të mundshëm të Kylyan Mbappe (PSG) dhe David Alaba (Bayern Munchen).

“Ju dëshironi të më pyesni për lojtarë që nuk i kam në dispozicion por, më falni, fokusi im është te ndeshja e radhës. Si për Mbappen, ashtu edhe për Alaban nuk mund të komentoj”, ka thënë Zidane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur të pafajshëm…