Presidenti i KOK-ut priti kampionin e Evropës, Islam Selmani

15 korrik 2022 | 16:47

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur në takim kampionin e Evropës në karate, grupmosha junior, kategoria -55 kilogram, Islam Selmani.

Selmani fitoi medaljen e artë në Evropianin e mbajtur në Pragë të Republikës së Çekisë, duke hyrë në histori si karateisti i parë i Kosovës me medalje ari në një Evropian.

Presidenti Krasniqi përgëzoi Selmanin për suksesin e arritur, derisa e inkurajoi që të vazhdojë të punojë dhe të arrijë suksese edhe në garat dhe nivelet e ardhshme ndërkombëtare.

Selmani shoqërohej edhe nga trajneri i tij, Isak Curri, dhe drejtuesit e federatës, nënkryetari Bashkim Ibrahimi e sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi sot pas mbledhjes së…