Presidenti i PSG-së planifikon transferimin e Ronaldos

19 maj 2020 | 14:51

Al-Khelaifi, presidenti i PSG, nuk fshihet dhe nuk përdor as lojëra kur pyet për Cristiano Ronaldo, dashuria e sheikut për sulmuesin e Juves është aq e madhe se nuk do të ishte aspak çudi nëse një ditë CR7 e shohim në Paris.

“Vit pas viti Kristiano Ronaldo tregon një vendosmëri unike, një forcë të jashtëzakonshme karakteri. Është gjithnjë i motivuar për tu përmirësuar ditë pas ditë, duke shtyrë gjithnjë përtej limiteve”, u shpreh Al-Khelaifi për “France Football”.

“E admiroj këtë vullnet të pathyeshëm që ka. Është një shembull për të gjithë atletët në të ardhmen. Zemërgjerësia e tij jashtë fushe është gjithashtu një virtyt që duhet theksuar”, u shpreh presidenti i PSG duke lëshuar një sinjal të qartë, CR7 është i mirëpritur në ekipin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini ka njoftuar se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, është kthyer…