Presidenti i Sporteve Universitare të Kroacisë viziton Kosovën

14 qershor 2019 | 22:33

Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, është nikoqir i seminarit të sporteve universitare të rajonit.

Në këtë seminar kanë marrë pjesë edhe presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kroacisë, Zrinko Custonja, menaxheri sportiv i EUSA-s, Besim Aliti, përgjegjësi në EUSA për voluntarizëm në sport, Liam Smith, presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Shqipërisë, Besnik Veliu etj.

Ky seminar ka për qëllim promovimin e këtij sporti si dhe voluntarizmin në sport. Në foto presidentët e dy federatave, Musa Selimi e Zrinko Custonja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit…