Presidenti i UEFA-s: Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen me tifozë

03 korrik 2020 | 15:46

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Çeferin ka thënë se një vendim përsa i përket tifozëve gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës duhet të merret deri në datën 10 korrik.

Të dyja kompeticionet do ta vazhdojnë formatin njëra në Portugali tjetra në Gjermani, me ndeshjet që do luhen pa tifozë. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Portugali dhe Gjermani, dhe të enjten unë kam folur personalisht edhe me kryeministrin e Portugalisë”, ka thënë Çeferin.

“Ne do ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi deri në datën 10 korrik. Ne duam që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk dimë sesa mund t’ju sigurojmë sigurinë e shëndetit atyre”, ka deklaruar Çeferini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së është duke u trajtuar një…