Presidenti italian uron Kosovën për 13 përvjetorin e Pavarësisë

16 shkurt 2021 | 11:46

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka uruar ushtruesen e detyrës se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin, për 13- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia”, është thënë në letrën dërguar Osmanit.

Presidenti italian ka thënë se Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional dhe se integrimin e Prishtinës në institucionet evropiane e konsiderojnë si një hap me rëndësi primare

Letra e plotë e presidentit italian:

Me rastin e festës kombëtare ju përcjell Juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane.

Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia.

 

Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional. Integrimin e Prishtinës në institucionet evropiane e konsiderojmë si një hap me rëndësi primare në kompletimin e ndërtimit të shtëpisë së përbashkët evropiane dhe me të njëjtën bindje vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke rikonfirmuar angazhimin e vendosur italian në drejtim të stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, edhe njëherë ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet për Republikën e Kosovës.

Sergio Mattarella

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
OKB-ja ka paralajmëruar ushtrinë e Mianmarit se do të ketë…