Presidenti Meta: Pata një takim vëllazëror në Prishtinë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj

25 nëntor 2021 | 10:38

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Kosovë, dhe ditën e sotme e ka nisur me një takim me ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Presidenti shkruan se kanë ndarë në këtë takim vëllazëror urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe kanë nënvizuar rëndësinë e mëtejshme të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Postimi i plotë i Presidentit në “Facebook”: 

I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë – Shqipëri pritet…