Presidenti Meta takon motrën e mbretëreshës shqiptare Geraldinë

22 prill 2019 | 12:51

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Sylviane Muselier, motra Mbretëreshës shqiptare Geraldinë.

Në një postim në Facebook, kreu shtetit shkruan: “Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë.

Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë??, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.

Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët?? dhe europianët?? të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë??”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
3 nga 4 fëmijët e miliarderit danez Anders Holch Povlsen…