Presidenti përkujton masakrën e Rezallës

05 prill 2020 | 09:17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar sot masakrën e Rezallës së Drenicës. Ai ka shkruar se kjo ishte masakra më e rëndë që kanë kryer policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill të vitit 1999.

Në një shkrim në “Facebook”, Thaçi ka thënë se edhe në këtë masakër të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat, siç ka thënë ai, nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

Teksti i tij përkujtimor:

Një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës. Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishin forma të hapura të gjenocidit të shtetit serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihma që Rusia i ofroi Italisë për të përballuar situatën…