Presidenti slloven: Korrigjimi i kufijve nuk duhet t’i sjellë dëme shteteve të rajonit

28 janar 2019 | 14:20

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Beograd.

Ai ka folur edhe rreth çështjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Pahori për çështjen e ndryshimit të kufijve apo një demarkacioni në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se kjo mund të ishte një marrëveshje e përbashkët që mund të çojë drejt një zgjidhje paqësore.

“Ky proces nuk duhet të sjellë dëme për vendet e tjera në rajon, pasi udhëheqësit e mi evropianë janë të frikësuar nga kjo. Është një mendim shumë i guximshëm, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm në lidhje me këtë,” ka thënë Pahori.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Herolind Shala i…