Presidenti Thaçi inkurajon femrat që të merren me sport

05 qershor 2019 | 13:03

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në manifestimin e Komitetit Olimpik të Kosovës për Ditën Botërore për Ambient dhe Sport.

Në këtë ditë, presidenti Thaçi i inkurajoj të gjitha femrat në Kosovë, që të ndjekin shembullin e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit dhe shumë sportisteve tjera që e kanë lartësuar flamurin e Kosovës gjithkund në botë.

“Ju duhet të besoni në aftësitë tuaja kreative, në përgatitjen tuaj, në mënyrë që të realizoni ëndrrat tuaja dhe aspiratat e shtetit të Kosovës për një imazh më të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në këto 11 vjet të pavarësisë, kreu i shtetit ka thënë se sukseset më të mëdha në sport i kanë sjellë femrat, prandaj ky është një inkurajim shtesë që të vazhdohet edhe më tej me sukseset e radhës.

“Ky është një inkurajim shtesë që ju të merrni pjesë në jetën sportive dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë që ju të arrini edhe më shumë suksese”, ka thënë presidenti Thaçi. Komiteti Olimpik i Kosovës, Ditën Botërore për Ambient dhe Sport sivjet ia ka kushtuar pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të femrave në sport.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Botërore e Mjedisit 2019 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës…