Presidenti Thaçi takoi në Paris presidentin Vladimir Putin (Foto)

12 nëntor 2018 | 12:37

Presidenti i  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në Paris presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së presidentit Thaçi në 100- vjetorin e dhënies fund të Luftës së Parë Botërore, ngjarje kjo e cila po shënohet në Paris të Francës.

Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ku ka postuar edhe fotografitë gjatë takimit me Putinin, ka bërë me dije se biseduan për dialogun Kosovë-Serbi, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Në këtë temë, presidenti Putin ishte i qartë: ‘Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e mbështetjes për komunat e Kosovës, ministri i…