Presidenti Thaçi vizitoi burgun e Dubravës

25 maj 2020 | 12:57

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar sot burgun e Dubravës në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë që u vranë 21-vjet më parë nga forcat serbe.

Me këtë rast, presidenti ka kërkuar që sa më shpejt të dalin para drejtësisë autorët e kësaj masakre.

Gjithashtu, shefi i shtetit ka kërkuar drejtësi edhe për masakrat tjera që kanë ndodhur në Kosovë nga forcat serbe.

“Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë kundër popullatës civile, dhe për të gjithë këto masakra që iu kanë ndodhur qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Presidenti Thaçi, gjatë kësaj vizite, ishte i shoqëruar nga Bajrush Xhemaili, Nait Hasani, Bislim Zogaj e Sadik Zeqiri, ish të burgosur të cilët e kanë përjetuar këtë masakër më 19-24 maj të vitit 1999.

Në burgun e Dubravës, gjatë vitit 1999, kanë qenë më shumë se 960 të burgosur prej tyre janë vrarë rreth 130 të burgosur dhe  janë plagosur më shumë se 300 tjerë.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga data…