Presidentja Osmani dënon sulmin ndaj bjeshkatarëve në Zubin Potok

09 maj 2021 | 16:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut.

Ajo ka ftuar organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën dhe sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal.

“Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prindërit e këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, kanë bërë të…