Presidentja Osmani sonte organizon “Darkën e Lamës”

25 tetor 2021 | 12:45

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta organizojë sonte manifestimin tradicional, të njohur si “Darka e Lamës”.

Lajmin e ka bërë me dije Presidenca e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për medie.

“Në orën 18:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në bashkëpunim  me prodhuesit vendorë, organizojnë festën e moçme shqiptare, ‘Darka e Lamës’”, ka njoftuar presidenca.

“Dita e Falënderimit – Darka e Lamës” është ceremoni tradicionale institucionale e organizuar nga presidenti/ja e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LV-së, Shpejtim…