“Vijat e kuqe” të LV-së, Bulliqi flet për koalicionet e mundshme në Podujevë

25 tetor 2021 | 12:41

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LV-së, Shpejtim Bulliqi, pas rezultatit zgjedhor të 17 tetorit, ka thënë se janë duke bërë një analizë të asaj se çfarë ka ndodhur ditën e zgjedhjeve.

Bulliqi, i cili është kryetari aktual i Podujevës, ka thënë se brenda partisë ende nuk kanë diskutuar rreth vijave të kuqe apo koalicioneve të mundshme.

“Ne ende nuk jemi takuar me diskutuar rreth vijave të kuqe as koalicioneve të mundshme, jemi duke bërë një analizë të asaj çfarë i ka ndodhur votës në përgjithësi dhe pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë tutje”, ka thënë Bulliqi për “Blicin”.

Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë më së shumti vota në garën për kryetar të Podujevës, pas numërimit të votave të rregullta. Ai ka marrë 44.30 për qind të votave, ndërsa Bulliqi është radhitur i dyti me 44 për qind.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i mirë për sportin e Kosovës është se…