Presidentja Shiroka-Pula takon ambasadorin belg, diskutojnë integrimin euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektivën euroatlantike të vendit.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.
Ajo ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen belge për këto procese dhe për anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.
“Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe diplomatike dhe ka theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtëritshme, infrastrukturë, bujqësi, arsim, kulturë dhe turizëm”, është thënë në njoftim.
Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova ofron mundësi për investime dhe ka shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.



