Prezantohen gjetjet për drejtësinë në Kosovë, Palatova: Mirëpresim formimin e institucioneve pas zgjedhjeve
Banka Botërore, si partnere zbatuese e nismës së financuar nga Bashkimi Evropian (BE) “EU4 Rule of Law”, ka prezantuar gjetjet për Kosovën nga anketa e fundit rajonale e drejtësisë.
Në këtë prezantimin e këtyre gjetjet të kësaj ankete është thënë se nga viti 2020 deri në vitin 2025 ka pasur zhvillimi pozitive në disa dimensione kyçe të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Ushtruesja e detyrës së shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se janë duke i analizuar këto gjetje, të cilat beson se do të ndihmojnë në kuptimin më mirë të funksionimit të sistemit të drejtësisë.
Më tutje, ajo ka folur Palatova, ka folur edhe për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se pas kësaj date pret formim të institucioneve.
“Do të mirëpresim formimin e rrjedhshëm të institucioneve politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ku shpresojmë që ky proces mund të udhëhiqet nga fryma e kompromisit në mënyrë që shumë shpejtë Kosova të ketë institucione të cilat mund të përparojnë reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit”, ka thënë ajo.
Ndërsa Genc Nimoni, zëvendësministër i Drejtësisë, ka deklaruar se kjo anketë është shumë e rëndësishme për Kosovës. “Kjo anketë është e rëndësishme për vendin tonë sepse pasqyron gjendjen e sektorit të drejtësisë dhe perceptimin e qytetarëve, bizneseve dhe profesionistëve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera bazuar në evidencë”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Arian Gashi, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka thënë se është rritur numri i gjykatësve, por jo edhe i prokurorëve. /EO



