Prezantohet draftrregullorja për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit

18 korrik 2019 | 11:26

Komisioni për çështje normative ka prezantuar draftrregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës, që është duke u konsideruar një qasje ndryshe nga herët e kaluara.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shqyrtuar rekomandimet e pjesëmarrësve që ishin të pranishëm në këtë takim, ku një nga rekomandimet ishte që nëse kandidati ka tentuar të ushtrojë ndikim në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit ose prokurorëve të përjashtohet nga procesi.

Kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovë (KPK), Bahri Hyseni, ka thënë se kjo draftrregullore është e një rëndësie shumë të veçantë, për shkak të përcaktimit të kritereve dhe procedurave të cilat do t’i mundësojnë KPK-së një proces objektiv, transparent, jodiskriminues dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në meritokraci.

Ndërsa, kryetari i Komisionit për çështje normative, Zejnullah Gashi, ka thënë se kanë arritur që të draftojnë një rregullore që është në të mirë të sistemit prokurorial në përgjithësi.

Në anën tjetër, Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi, ka thënë se takimi i sotëm është një qasje e re, e cila është kërkuar nga ky institut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…