Stoltenbergu: Duhet të përgatitemi për një botë me më shumë raketa ruse

18 korrik 2019 | 11:20

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se koha për të shpëtuar një marrëveshje të rëndësishme për kontrollin e armëve me Rusinë po kalon.

“Kjo është serioze. Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ka qenë i rëndësishëm për kontrollin e armëve për dekada të tëra dhe tani po shohim vdekjen e tij”, ka thënë Stoltenbergu në një intervistë për “BBC”-në.

“Duhet të jemi të përgatitur për një botë me më shumë raketa ruse”, ka shtuar i ai.

Traktati i vitit 1987, i nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik, ka ndaluar raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme.

Në muajin shkurt, ShBA-ja e ka pezulluar pjesëmarrjen në këtë traktat, duke e akuzuar Rusinë për zhvillimin e një sistemi raketor që e shkel atë.

Rusia i ka mohuar akuzat, por po ashtu e ka pezulluar pjesëmarrjen në traktat dhe ka njoftuar se ka plane për zhvillimin e sistemeve të reja të armëve.

Stoltenbergu ka premtuar një përgjigje “të matur dhe mbrojtëse”, nëse Rusia nuk i kthehet zbatimit të traktatit deri në afatin e 2 gushtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një përpjekje për të nisur procedurat për nxjerrjen në votëbesim…