Prezantohet skena e festivalit “Sunny Hill”

09 gusht 2018 | 21:13

Na ndan vetëm një ditë nga festivali i madh “Sunny Hill”, i cili organizohet në Prishtinë.

Artistë të shumtë do të perfomrojnë për tre netë me radhë në datat 10, 11 dhe 12 gusht 2018.

Yjet ndërkombëtarë si të ftuar specialë këtë vit për këtë event janë: Dua Lipa, Action Bronson dhe Martin Garrix.

Punimet për skenën e festivalit janë thuajse drejt fundit, dhe gjithçka pritet të jetë gati për natën e parë të festivalit.

Në rrjetet sociale, festivali ka publikuar fotografi të skenës gjigante, e cila është ngritur në parkun “Gërmia”, në Prishtinë. Ky festival është cilësuar nga organizatori i tij, Dukagjin Lipa, si një ndër festivalet më të mëdha në Evropën Juglindore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adrian Spahr, bashkëpresident i Junge SVP Bern, e arsyetoi kërkesën…