Prishtina 01 kualifikohet në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve

28 tetor 2023 | 20:34

FC Prishtina 01 do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke u futur në mesin e 16-të skuadrave më të mira të Evropës.

Pas paraqitjes fantastike në Lituani, ku morën dy fitore dhe një barazim, me 7 pikë jemi lideri i grupit. 

Djelmoshat bardhëekaltër treguan se janë të më të mirë se skuadrat që ishin në grup, Kauno Zalgiris (Lituani), Dynamo Kampus (Finlandë) dhe AEL (Qipro).  

“Faleminderit për paraqitjen yjeve tanë, Bajram Ramadanit, Ramadan Alajt, Shefki Kamerit, Halim Selmanjt, Ermir Kryeziut, Drilon Maxharrajt, Malush Qerimit, Ari Kaqanollit, Ylli Mazrekut, Arif Limanit, Fitim Krasniqit, Fatbardh Abazit, Dren Gjinovcit, Ensar Ferës dhe Enis Hoxha. Pa dyshim edhe dyshes në stol, Haki Ahmetit dhe Ferid Agushit. E gjithë kjo u arrit fal punës dhe përkrahjes së pashoq të presidentit të klubit, Bledion Bryma, më meritori për sukseset e klubet”, shkruan klubi kryeqytetas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja vazhdon me fitore në Prince Caffe Superligë. Pejanët kanë…