Prishtina-Bashkimi, barazohet seria finale

17 prill 2019 | 23:12

Prishtina e ka mposhtur Bashkimin në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it në Ligën e Femrave në basketboll.

Ndeshja e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 78:68. Me lojë të mirë te Prishtina është dalluar Irma Konjusha me 20 pikë të shënuara. Në anën tjetër te Bashkimi më efikasja ishte Danisha Shaw me 35 pikë.

Tashmë është barazuar seria finale e “play-off”-it në 1:1, kurse ndeshja e tretë do të luhet në fundjavë në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli nuk ka hasur vështirësi të mëdha në ndeshjen e…