Prishtina dhe Feronikeli ndahen në paqe

04 dhjetor 2020 | 15:09

FC Prishtina dhe Feronikeli janë ndarë baras në derbin e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në pjesën e parë janë regjistruar disa raste shënimi, por gola nuk pati. Rastin me të mirë për vendasit e shpërdori Sabien Lila që nuk realizoi nga penalltia.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaftë interesante dhe rastet nuk munguan, por as në këtë pjesëlojë nuk pati gola dhe skuadrat ndan pikët. Prishtina është në vendin e tretë me 25 pikë, kurse “Nikli” zë vendin e pestë me 20 pikë.

(Epoka e re)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend, shefi…