Qeveria Hoti është e dobët, s’ka numra në Kuvend

04 dhjetor 2020 | 15:08

Pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka thënë se nuk ka qenë punë e lehtë miratimi i këtij projektligji.

Për votimin e këtij projektligji, Hamza ka falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se qeveria Hoti është e dobët dhe këtë po e tregon edhe në bazë të numrave që i ka në Kuvend.

“Po them se kjo është qeveri e dobët, dhe këtë po e tregon dhe fuqia politike në Kuvend, sepse nuk i kanë as numrat për shumicën e thjeshtë. Kemi qenë konstruktiv nga fillimi, e kemi votuar rishikimin e buxhetit, sot votuam dhe kontribuuam në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Përveç që kemi kritikuar, kemi ofruar alternativa dhe i kemi inkorporuar në legjislacion”, ka deklaruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar pas miratimit të…