Prishtina dhe Feronikeli, pa problem në çerekfinale, eliminohet Besa

10 dhjetor 2018 | 10:56

Prishtina, Feronikeli, Trepça ’89, Drita, Ballkani, Ferizaj, Vëllaznimi dhe Kika kanë arritur sukses duke u kualifikuar në çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Tërheqja e shortit bëhet më 11 dhjetor nga ora 13:00.

Tetë skuadra kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Të dielën skuadra e Feronikelit e ka deklasuar Dukagjinin e Klinës, duke e mposhtur me rezultat 0-4 dhe në këtë mënyrë skuadra nga Drenasi do ta vazhdojë garën për trofeun që e dërgon skuadrën fituese në Ligën e Evropës, kurse Dukagjini do të bëjë përpjekje për t’u inkuadruar në elitë. Golat për skuadrën e Feronikelit i shënuan Astrit Fazliu (46’), Albutrint Morina (53’), Kastriot Rexha (57’) dhe Artur Magani (84’).

Të dielën kualifikimin në garën e Kupës e siguroi edhe skuadra e Ballkanit e cila në Suharekë e mposhti Gjilanin (3-0). Blend Baftiu realizoi dy gola, kurse një tjetër e shënoi kapiteni Visar Berisha.  Trepça’89 e mposhti në vazhdime skuadrën e Flamurtarit (3-0), ndërsa skuadra e Kikës e eliminoi skuadrën e Istogut pas penalltive me rezultat 3-1.

Koha e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar me rezultat 2-2. Të shtunën skuadra kampione e vjeshtës dhe fituesja në fuqi e Kupës, Prishtina, ishte skuadër bindëse ndaj Lirisë. Kryeqytetasit shënuan fitore me rezultat bindës 0-4, kurse në këtë ndeshje dy gola i realizoi Basid Khalid dhe nga një tjetër e shtuan Meriton Korenica dhe Ergyn Ahmeti. Të shtunën skuadra e Besës u eliminua nga rivali nga Rrafshi i Dukagjinit, Vëllaznimi i Gjakovës. Kuqezinjtë fituan në penallti me rezultat 3-2. Tërheqja e shortit për çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën, më 11 dhjetor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së.

Rezultatet

Dukagjini – Feronikeli      0-4
Trepça ’89 – Flamurtari   0-0    (Pas vazhdimeve 3-0)
Kika – Istogu                       2-2    (Pas penalltive 3-1)
Liria – Prishtina                 0-4
Fushë-Kosova – Ferizaj     1-2
Drita – Minatori                  5-3
Besa – Vëllaznimi                0-0    (Pas penalltive 2-3)
Ballkani – Gjilani                 3-0

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës,…