Prishtina dhe Rahoveci aplikojnë për Ligën e Kampionëve

17 qershor 2019 | 15:04

Kampioni i Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina dhe nënkampioni Rahoveci edhe zyrtarisht kanë aplikuar për të garuar në Ligën e Kampionëve.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë përgjigje nga zyrtarët e Ligës së Kampionëve se Bordi i kësaj lige do të vendos për listën përfundimtare të ekipeve që do të paraqiten deri në fund të javës së ardhshme.

Prishtina në edicionin e kaluar ishte eliminuar nga skuadra holandeze, DonarGroninen, kurse për Rahovecin nëse konfirmohet pjesëmarrja do të jetë hera e parë. ‘Vreshtarët’ edicionin e kaluar ishin nënkampionë të Kosovës dhe finalist të Kupës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Kukësit po vazhdon përforcimet për edicionin e ri…