Prishtina-Drenica, ndeshja kryesore në Kupë

07 dhjetor 2021 | 11:46

Sot janë mësuar edhe çiftet e së tetës së finales të Kupës së Kosovës më futboll.

Tërheqja e shortit për këtë rreth të garës së Kupës është bërë të sot (e marte) në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshja kryesore është Prishtina-Drenica që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa mjaft joshëse është edhe dueli Gjilani-Dukagjini.

Më poshtë gjeni  çiftet e 1/8 së finales ku luhen vetëm një ndeshje dhe ato do të zhvillohen në muajin shkurt të vitit 2022.

Këto janë çiftet:

Prishtina – Drenica
Fushë Kosova – Drita
Gjilani – Dukagjini
Ulpiana – Arbëria
Ferizaj – Llapi
Ballkani – Malisheva
Onix – KEK-u
2 Korriku – Ramiz Sadiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori dhe aktivisti uellsian, Michael Sheen tha se të gjitha…