Prishtina fiton derbin e vjetër ndaj Pejës

08 mars 2021 | 11:42

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 94:84 (18:29, 29:19, 22:16, 25:20), në kuadër të javës së 22-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë dhe në çerekun e parë kishin epërsi deri në 14 pikë, 13:27, kurse kjo pjesë përfundon 18:29. Por, kundërpërgjja e vendasve nuk vonoi shumë dhe me kalimin e minutave ngushtuan epërsinë deri në një pikë, derisa pjesa e parë përfundon 47:48.

Perioda e tretë ishte mjaft interesante. Prishtinasit arritën të kishin epërsi në nëntë pikë 65:56, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:64. Bardhekaltrit kishin epërsi konstante në 10 minutat e fundit, që shkoi deri në 12 pikë, kurse tre minuta nga fundi, pejanët ngushtuan shifrat në 81:77, megjithatë, Prishtina menaxhoi lojën në minutat e mbetur dhe fitoi 94:84.

Te prishtinasit u dalluan Tevin Mack me 37 pikë e 10 kërcime dhe Nigel Johnson me 25 pikë, kurse te pejanët më të mirët ishin Brandon Walters me 29 pikë e 16 kërcime dhe Rron Grapci me 21 pikë.

Sigal Prishtina ka 8 fitore dhe 14 humbje, ndërsa Peja 12 fitore dhe 10 humbje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një çift që ka 32 vite diferencë, ka zbuluar se…