Prishtina fiton me përmbysje derbin kundër Penzës

28 janar 2023 | 22:25

Prishtina ka arritur fitore në shtëpi ndaj Penzës me rezultat 74:67 (14:22, 20:22, 19:13, 21:10) në xhiron e 14-të të Superligës së Femrave.

Vajzat nga kryeqyteti e filluan periodën e parë me disfatë prej tetë pikë dallim, ku kampionet e Kosovës e nisën shumë më mirë, ndërsa çereku i dytë solli lojë më të barabartë në parket, ku dallimi ishte vetëm dy pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 34:44 në të mirë të klubit nga Peja.

Prishtina u rikthye në periudhën e tretë, duke dhënë sinjal se vajzat janë luftarake dhe e dëshirojnë këtë fitore, ku 19:13 ishte rezultati i 10 minutave të tretë.

Kurse periudha e fundit i takoi plotësisht prishtinaseve duke dominuar në tërësi dhe triumfuan 74:67.

Për fitore e 11-të tek Prishtina më së shumti meritore ishin, qendra Zërina Shatri me 13 pikë, 10 kërcime e dy asistime, si dhe Agnesa Rrahmani me 12 pikë, tre kërcime dhe tre asistime. Ndërsa tek Penza u dallua Saranda Daci me 19 pikë e 16 kërcime.

Prishtinaset kanë 11 fitore e tri humbje, kurse pejanet tetë fitore e gjashtë humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti…