Prishtina fiton miqësoren e parë për këtë vit

11 janar 2024 | 16:01

Prishtina ka zhvilluar miqësoren e parë për këtë vit në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në elitën e futbollit kosovar.

“Bardhekaltrit” triumfuan ndaj skuadrës Prishtina e Re me rezultat 2:1 me golat e shënuar nga Hyseni e Pefqeli.

“Fitojmë kontrolluesen e parë të vitit  FC Prishtina ka mposhtur anëtarin e Ligës së parë, Prishtina e Re, 2:1 (2:0). Kryetrajneri Egbo provoi të gjithë futbollistët në dispozicion, ndër ta edhe dy futbollistë të huaj që gjenden në prova në ekipin tonë”, ka njoftuar skuadra kryeqytetase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jadon Sancho ka zyrtarizuar ditën e enjte rikthimin e tij…