Prishtina, Liria dhe trajneri Armend Dallku përfundojnë në disiplinore

14 shkurt 2024 | 16:25

Në fundjavë është zhvilluar java e 19-të në Superligë, e para në sezonin pranveror. Pas përfundimit të kësaj xhiro, Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave, derisa skuadra e Prishtinës dhe ajo e Lirisë kanë përfunduar në disiplinore, sikurse edhe trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.

Sipas njoftimit të FFK-së, FC Prishtina në disiplinore ka përfunduar për shkak se tifozët “Plisat” kanë hedhur mjete piroteknike në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Feronikeli 74, kurse kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i skuadrës së Prishtinës.

Ndërkohë skuadra e Lirisë në disiplinore ka përfunduar pasi tifozët e kanë goditur me shkrepës në shpinë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Gjithashtu, kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF Liria. Ndërsa trajneri Armend Dallku nuk kishte të drejtë të ishte i pranishëm për 2-3 minuta në tunelin e stadiumit në ndeshjen ndaj Malishevës. Po ashtu, është kërkuar deklaratë shtesë edhe nga trajneri i skuadrës së Dukagjinit.

“Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 14.02.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mykhaylo Mudryk nuk po i përmbush pritshmëritë te Chelsea. Lojtari…