Prishtina me Folgoren luan në Elbasan

09 qershor 2021 | 17:19

Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina do të përballet në Elbasan me Folgoren në kuadër të raundit preliminar në Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshje zhvillohet më 22 qershor nga ora 20:00.

“Turniri i raundit preliminar i UEFA Champions League do të zhvillohet në Shqipëri, konkretisht në Durrës dhe Elbasan dhe jo siç ishte paraparë më herët në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn. Prishtina dhe Folgore do të takohen në ‘Elbasan Arena’ më 22 qershor nga ora 20:00. Edhe finalja e turnirit do të zhvillohet në Elbasan më 25 qershor nga ora 20:00, kurse gjysmëfinalja tjetër në Durrës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika…