Prishtina mposhti në miqësore Feronikelin

26 janar 2023 | 16:17

FC Prishtina ka arritur fitoren e radhës në ndeshje miqësore në Antalya ku po zhvillon fazën përgatitore.

Skuadra “bardhekaltër” është përballur me Feronikenlin dhe e ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0. Muhamed Dubova në minutën e 65-të dhe Albin Prapshtica në të 82-tën ishin autorët e golave për Prishtinën.

Dubova është bashkuar me Prishtinën në fazën përgatitore pas aventurës në Sllovaki me skuadrën Dubnica Nad Vahom. Ish-talenti i Gjilanit duket se ka shkëputur kontratën me klubin sllovak dhe është rikthyer në Kosovë, por kësaj radhe te Prishtina.

Megjithatë deri më tani klubi kryeqytetas ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin e talentit gjilanas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dy ditët e fundit në Kosovë, ka pasur ngritje…