Prishtina pa kryetar, jep dorëheqje Hakif Gashi

13 mars 2023 | 13:41

FC Prishtina ka mbetur pa kryetar. Hakif Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas mosmarrëveshjeve dhe mosgatishmërisë së disa aksionarëve të klubit që të arrihet kompromisi për reformimin e klubit.

Gashi e kishte marrë në dorë klubin vitin e kaluar, para fillimit të këtij edicioni me synime të qarta dhe me ambicie të mëdha për t’ia rikthyer namin klubit më të madh në vend.

Por, eksperienca e tij në klubin kryeqytetas ishte jetëshkurtër dhe ai u detyrua ta marrë këtë vendim.

Më poshtë mund ta shihni edhe letrën e dorëheqjes, të bërë më 1 mars.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“All Quiet on the Western Front” fiton Oscarin për filmin…