Prishtina pa problem mposhti Trepçën

07 shkurt 2020 | 21:44

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 71:54 (17:13, 16:15, 16:7, 22:19), në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja në Prishtinë ishte mjaft interesante, derisa vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 17:13. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, që përfundoi 16:15 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 33:28. Prishtina ishte shumë më e mirë në periodën e tretë, duke e fituar 16:7, derisa rezultati në semafor pas 90 minutash tregonte shifrat 49:35. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime (22:19) dhe Prishtina triumfoi në fund 71:54.

Te Prishtina u dalluan Anthony Goods me 14 pikë, Jordan Johnson me 13 dhe Mikaile Tmusiq me 12, kurse te Trepça më të mirët ishin Alante Fanner me 17 pikë e tetë kërcime dhe Besnik Azemi me 16 pikë e shtatë kërcime.

Sigal Prishtina tani ka 17 fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e parë me 49 pikë, një më shumë se Rahoveci, derisa Trepça ka pesë fitore dhe 17 humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë këtij mandati, Kuvendi ka shënuar përparim të theksuar në…