“Prishtina Parking” del me njoftim zyrtar për banorët rezidentë

20 janar 2024 | 23:23

Ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” ka njoftuar se nga e hëna do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.

Për ndryshimet që do të bëhen, ajo ka dalë me një njoftim për banorët rezidentë të kryeqytetit.

Kjo ndërmarrje ka treguar veprimet që duhet t’i ndërmarrin nga e hëna.

“Të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking. Në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota”, thuhet në njoftim

Sipas “Prishtina Parking”, nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e ndërmarrjes për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.

Ndërsa nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.

“Të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar”.

“Deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat), bëhet e ditur mes tjerash. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kristaq Porodini I dashur Ismet, e dëgjova me kënaqësi dhe…