Prishtina pret Donar Groningenin në Ligën e Kampionëve

20 shtator 2018 | 10:43

Skuadra e Z Mobile Prishtinës është nikoqire e Donar Groningenit nga Holanda në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në basketboll. Ndeshja do të zhvillohet sonte (e enjten) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga ora 20:30.

Për basketbollistët “bardhekaltër” kjo është një sfidë shumë e rëndësishme para ndeshjes së kthimit që do të luhet dy ditë më vonë në Groningen. Megjithatë, me përkrahjen e tifozëve të cilët priten të jenë në numër sa më të madh të enjten në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti shpreson të triumfojë dhe kështu të krijojë avantazh para duelit të kthimit në Holandë.

Donar Groningen është kampion në Holandë, kurse në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Final Four të FIBA Evropa Kupë. Ndërsa Z Mobile Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, kurse ditë më parë është stolisur edhe me trofeun e Superkupës së Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahogecit, Smajl Latifi, ka vizituar Qendrën…