Prishtina rikthehet në pozitën e dytë

08 prill 2019 | 17:17

Skuadra e Prishtinës e ka rikthyer pozitën e dytë në Superligë, derisa sot e mposhti Ferizajn (0-2).

Në minutën e 29-të, lojtari më i mirë i Prishtinës në ndeshjet e fundit, Meriton Korenica (29’) ka realizuar për 0-1. Fitoren kryeqytetasve 0-2 ia vulosi Armend Thaqi, në minutën e 79-të. Kjo ishte fitorja e parë për Prishtinën në këtë kampionat ndaj Ferizajt, pasi dy ndeshjet e para kishin përfunduar 0-0.

Prishtina është e dyta në elitë me 59 pikë, kurse Ferizaj renditet në pozitën e dhjetë me 25 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca Globale Horasis, e cila po mbahet në Lisbonë të…