
Prishtina shkatërroi Besën, merr vendin e parë
10 mars 2021
| 15:46
Skuadra e Prishtinës e ka shkatërruar Besën e Pejës, pasi e mposhti sot në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 5-1.
Në minutën e 14-të, Abazi e kaloi skuadrën kryeqytetase në epërsi 1-0. Shtatë minuta me vonë Krasniqi realizoi për 2-0. Pas tridhjetë minutave lojë, Leotrim Kryeziu realizoi golin e tetë për kryeqytetasit.
Në fillim të pjesës së dytë, Besa realizoi golin e parë nëpërmjet Sheqerollit. Prishtina me pas realizoi edhe dy gola nëpërmjet Mankenda dhe Prapashtica.
Pas tri pikëve të fituara, Prishtina është në vendin e parë me 30 pikë. Besa vazhdon të jetë e fundit me vetëm 7 pikë.
/Epoka e re/
Gjashtë gola në ndeshjen Llapi-Drenica, Trepça ’89 ndan pikët me Feronikelin