Prishtina triumfon ndaj Bashkimit në Prizren

08 dhjetor 22:11

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 71:80 (19:20, 20:14, 20:20, 12:26), në kuadër të javës së tretë në Ligën Unike të Femrave.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe çereku i parë përfundon me rezultat 19:20. Edhe periudha e dytë ishte shumë e baraspeshuar dhe rezultati shpesh herë u barazua, duke karakterizuar lojën e barabartë në parket, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 39:34.

Edhe perioda e tretë ishte e barabartë ku rezultati i barabartë deri në fund, kur pesë pikë radhazi nga vendaset bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të jetë 59:54. 10 minutat e fundit ishin vendimtare, ku u vendos fituesi. E, në këtë periudhë shkëlqyen vashat prishtinase, që dominuan në këtë pjesë dhe e rikthyen rezultatin në të mirë të tyre, duke triumfuar me shifrat 71:80. Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje.

Te Bashkimi u dallua Christina Ellis me 31 pikë e 12 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Sarab Mgbeike me 21 pikë e 19 kërcime dhe Djellza Dekaj me 25 pikë dhe 11 kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamurtari ka shënuar fitore ndaj Tiranës me rezultat 81:71 (30:19,…