Pritej të inaugurohej, sulmohet me eksplozivë hoteli në Sarandë

30 qershor 2022 | 08:29

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmë në një hotel në Sarandë.

Sipas burimeve të A2 CNN, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, i mbushur me turistë.

Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur në derën e një garazhi të një strukture hotelerie që pritej të inaugurohej së shpejti, në pronësi të shtetasit Mariel Murati.

Murati, që në qytet ka mbajtur dikur edhe pozitën e drejtorit të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave, ka përjetuar një ngjarje të tillë edhe vitin e kaluar me datë 9 shkurt. /A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të pestë banorët e fshatit Tërnovc i Madh…