Pritjet e mërgimtarëve në Merdar deri në 7 orë

20 gusht 2021 | 20:33

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (përditësimi i orës 19:30), pritjet më të gjata regjistrohen në pikë-kalimin kufitar në Merdar, ku bashkatdhetarët po presin deri në 7 orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 2,8 km.

Situatë më e qetë del të jetë në pikë-kalimin te Dheu i Bardhë ku pritjet për dalje janë deri në 90 minuta.

Ndërsa në Mutivodë dhe Muçibabë deri në 80 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në përbërjen…