Prizreni pasurohet me 10 mijë metra katrorë gjelbërim

13 tetor 2018 | 17:11

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se në këtij qyteti po i shtohen edhe një hapësirë e madhe me gjelbërim.

Sipas Haskukës, një kodër e tërë është duke u pyllëzuar me pisha.

“Kodra mbi lagjen e Ralinit, që njihet në popull me emrin ‘Dalltullum’ po pyllëzohet e tëra me pisha. Pos gjelbërimit të peizazhit, nga ky veprim qyteti përfiton një hapësirë të re rekreative dhe vrojtuese, me njërën prej pamjeve më të bukura të Prizrenit”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar ekspozitën personale…